Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagët që nuk mbyllen kurrë!

Shkruar nga Newsbomb
Plagët që nuk mbyllen kurrë!
 

Nga Luela Myftari

Dëshmia e jashtëzakonshme e Fadil Nuriut, 90 vjeçarit që I mbijetoi masakrave të Paramythisë në Çamëri, humbi familjen në verën e 1944 dhe rindërtoi jetën përmes punës, dinjitetit dhe shpresës.

Qershor 1944 – Forcat e Zervës, atëherë të veshur ushtarakisht me uniformat e shtetit grek, hyjnë në Paramithi, një qytet martir për nga masakrat që përjetoi. Banorët aty, edhe shqiptarët e Çamërisë dinin të flisnin greqisht. Deri atë ditë kishin jetuar paqësisht, me grekët, me çamët ortodoksë, me arvanitasit, me gjithkënd. Kush shkonte në shkollë e dinte patjetër greqishten, kush merrej me tregti po ashtu. Familjet e mëdha, flisnin brenda mureve të shtëpisë çamërishten e tyre dhe gatuanin klumështuar.

Në mesnatë, Paramithia kishte fjetur sërish me shijen dhe aromën që lëshonte çaji i manxuranës, por nuk e dinte që mëngjesi do t’i gjente shumë shtëpi të shkrumuara dhe shumë trupa të masakruar. Në shtëpinë e gjyshes sime, Halide Mergjyshit hynë në ora 5 të mëngjesit. Morën burrat, të fundit vëllanë e saj 21 vjeç e masakruan se u përpoq të fshihej ambienteve të shtëpisë së madhe. Prerë duar e këmbë. Gjyshja më tregonte se te Nurinjtë shtëpia kishte marr flakë. Por, se në çfarë ore nuk e dinte saktësisht. Kjo histori më kishte intriguar gjithmonë, por Fadil Nuriun të mbijetuarin e asaj familjeje nuk kisha guxuar ta pyesja. Dija copëza historie. Po sa herë e takoja asnjëherë nuk e kisha ndezur pajisjen ta regjistroja. E takoja gjithnjë si fëmijën që kishte udhëtuar për mbijetesë me gjyshen time. Asnjëherë si gazetare se më dukej sikur i ngacmoja plagën. Derisa, këtë verë vendosa që t’i them.

“Duhet të ma tregosh gjithë historinë tënde nga 9 deri 90 vjeç”.

“Nga 7-8 vjeç”, më korrigjoi.

Ai e dinte mirë, llogaritë po aq nuk i bënte gabim. E mbante mend që atë kohë kishte filluar të shkonte në shkollë e të mësonte. Njeriu që pa shkollë, për qartësi të këtyre llogarive të sakta, ishte bërë jo vetëm tregtar, por kishte krijuar atë që të gjithë e njohin sot si tregu çam.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 59-të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Korrik dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese