Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kokainë, diamante, kontrabandë dhe kalim i paligjshëm në Durrës! Arrestohen 3 persona dhe 5 nën hetim

Shkruar nga Newsbomb
Kokainë, diamante, kontrabandë dhe kalim i paligjshëm në
Sende te sekuestruara

Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar tre shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë shpërndarjen e lëndëve narkotike, kontrabandën e mallrave, mosdeklarimin e sendeve me vlerë dhe ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë shtetasi V. L., ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. R., të dy banues në Durrës. Këtë shtetas dyshohen për shitje të lëndëve narkotike në doza.

Po ashtu, është arrestuar edhe shtetasi Dh. D., banues në Patos të Fierit. Gjatë kontrollit fizik në hyrje të vendit, shërbimet e policisë i gjetën katër gurë të dyshuar të çmuar (diamantë), për të cilët ai nuk dispononte dokumentacion origjine apo fatura blerjeje.

Në pranga ka rënë edhe shtetasi R. L., banues në Lezhë. Gjatë kontrollit të automjetit të tij hyrje të vendit, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë, si dhe katër pasagjerë, të cilët dyshohet se ai i kishte ndihmuar të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Katër pasagjerët, shtetasit Xh. H., E. B., E. K. dhe L. K., u proceduan penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia sekuestroi lëndë narkotike kokainë, katër gurë të dyshuar të çmuar, shuma parash, një automjet dhe 12 telefona celularë.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Durrës

Finalizohen 2 operacione nga strukturat e DVP Durrës dhe të Policisë Kufitare Durrës.

Goditen raste të:

shitjes së lëndëve narkotike;

kontrabandës së mallrave;

mosdeklarimit të sendeve me vlerë;

ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen lëndë narkotikë Kokainë dhe Cannabis Sativa; 4 gurë të dyshuar të çmuar (diamant), shuma parash (euro, lekë), 1 automjet dhe 12 celularë.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë.

Si rezultat i punës intensive hetimore dhe operacionale të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe nga Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, gjatë 24 orëve të fundit u finalizuan 2 operacione për goditjen e disa veprimtarive kriminale.

Në kuadër të operacionit të koduar “The hill”, u arrestua shtetasi V. L. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. R., të dy banues në Durrës, të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, në doza. Gjatë operacionit u sekuestruan 207 doza Kokaine, 90 doza Cannabis Sativa dhe 10 celularë;

Në kuadër të operacionit të koduar “Transportimi”, u arrestuan shtetasit:

-Dh. D., banues në Patos, Fier, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën 4 gurë të dyshuar të çmuar (diamantë), pa dokumentacion origjine apo fatura blerjeje. Gurët, 2 celularë dhe një shumë parash (euro dhe lekë) që u gjetën në automjetin e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin;

-R. L., banues në Lezhë, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, si dhe 4 pasagjerë të cilët dyshohet se i ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Pasagjerët, shtetasit Xh. H., E. B., E. K. dhe L. K., u proceduan penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese