Hapësire reklamuese

Aktualitet

Makinën që u aksidentua për vdekje, e vodhi pak minuta para përplasjes! Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën të riut nga Vlora

Shkruar nga Newsbomb
Makinën që u aksidentua për vdekje, e vodhi pak minuta para
Makina e aksidentuar që 32-vjeçari humbi jetën

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin kombëtar Pogradec-Qafë Thanë, ku 32-vjeçari nga Vlora Amarildo Islamaj humbi jetën, pasi makina që drejtonte u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës.

I riu rezulton se ditën e djeshme, mjetin me të cilin u aksidentua për vdekje, e ka vjedhur në fshatin Leshnicë të Pogradecit.

Ismalaj i ka gjetur çelësat brenda makinës dhe më pas është larguar me të. Por duket se vjedhja e mjetit ka zgjatur vetëm disa minuta, pasi ai është aksidentuar në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Edhe pse Amarildo Islamaj është dërguar menjëherë në spital, ai nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Nga ana tjetër, pronari i mjetit pasi ka konstatuar mungesën e makinës, e ka denoncuar në polici. Nga verifikimet e bëra, rezultoi se ishte pikërisht i riu Islamaj që ishte autori i vjedhjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese