Hapësire reklamuese

Aktualitet

Unë e njoh vetëm se ka pasur të dashur një “të bëshme kardashiane”, Manjani flet për koncertin e Kanye West: Ky koncert është reklamë për turizmin

Shkruar nga Newsbomb
Unë e njoh vetëm se ka pasur të dashur një “të
Ylli Manjani, Kim Kardashian, Kanye West

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një intervistë për emisionin Now në Euronews, ka komentuar debatet mbi organizimin e koncerteve të artistëve të huaj në Shqipëri, përfshirë edhe atë të Kanye Ëest.

Manjani tha se kundërshtimet ndaj koncerteve janë kryesisht çështje shijeje, duke përmendur se një pjesë e shqiptarëve nuk i pëlqejnë disa artistë, ashtu siç ka ndodhur edhe me koncertin e Alban Skënderit.

Ai theksoi se organizimi i koncerteve të mëdha ka ndikim në turizmin dhe ekonominë shqiptare, pasi shërben si reklamë ndërkombëtare për vendin. Megjithatë, ish-ministri paralajmëroi se qeveria nuk duhet të ndërhyjë në tregun e biletave.

“Unë e di që ky pasur ka dashur një nga ato me nder jush të bëshmet Kardashian. Paska edhe fëmijë, ndaj është i njohur. Nuk e di pse Shqipëria rreshtohet kundër tij. Pra, ka shqiptarë që janë kundër koncertit të Kanye West. E dija që ka kundërshtime për koncertin e Alban Skënderit, por nuk e dija për Kanye West. Me sa duket kjo është çështje shijeje, disa nuk e pëlqejnë .

Turizmi dhe ekonomia kanë parë nevojën për të përshpejtuar ndërtimin e infrastrukturës, që koncerti të zhvillohet. Qeveria e ka diktuar këtë ide si një projekt që sjell jo vetëm efekt brenda territorit të Shqipërisë, por edhe më gjerë. Artistët e huaj që vijnë në Shqipëri janë një ftesë për të huaj të vizitojnë vendin, një lloj reklame për turizmin, sikur t’i japësh CNN-it një spot falas.

Do të ishte gabim që sa herë bëhen koncerte në Shqipëri dhe nuk shiten biletat, shteti të kompensojë humbjet. Qeveria nuk mund të ndërhyjë në tregun e biletave, nuk ka qeveri që e bën këtë dhe nuk do të mund ta përballonte.”, tha Manjani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese