Një person raportohet se ka humbur jetën pak minuta më parë, në Laç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të urgjencës mjekësore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Paraprakisht, bëhet me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç, por rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.
Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, sapo në sallën operative është raportuar për të shtëna me armë, dhe kanë rrethuar zonën. Gjithashtu, është urdhëruar ngritja e postblloqeve.
40 vjeçari me 4 mbiemra dyshohet se ka rënë në atentat dhe nuk bëhet fjalë për një konflikt të çastit.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
