Deputeti Erald Kapri, ka folur këtë të enjte në Kuvend lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiaranë kundër investimit të Zvërnecit.
Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se protesta po përfaqëson një lëvizje të gjerë qytetare, e cila sipas tij, nuk kuptohet nga PS.
Po ashtu ai u shpreh se të rinjtë shqiptar po luajnë një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim krahësuara me atë të 90’.
“Nuk e kuptoni se çfarë po ndodh. Nuk e kuptoni fare, se çfarë po ndodh. Nuk u vjen turp nga kultura e madhe politike, e të rinjve shqiptar, dhjetëra mijëra. Nuk e kuptoni se po u nxjerrin jashtë loje komplet, dhe ju refuzoni të flisni për ata këtu. Është pa krahësueshme e me 90’ nuk i kapni dot ata. Dhe po të dilni në rrugë por jo me koshin e plehrave por do të cilësoheni si njerëzit më të urryer ndonjëherë.
Nuk e ndalni dot atë që ka nisur është e jashtëzakonshme, është përtej një pranvere shqiptare. Kjo protestë kjo lëvizje po ndërton Shqipërinë në dekada të ardhshme dhe mjerë kush nuk e kupton këtë gjë. Ndaj thirrja ime është për ta, dilni sot me kërkesën për dorëheqje, nesër më shumë se kjo që po ndodh është e jashtëzakonshme,” u shpreh Kapri.

