Protestuesit
Ka përfunduar mbajtja e fjalimeve gjatë protestës, e ashtu si tashmë është bërë traditë protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.
Me pankarta e flamuj në duar ata kanë filluar të marshojnë duke u bërë thirrje shqiptarëve t’u bashkohen. Ata po shkojnë drejt qendrës së Tiranës dhe më pas mbetet për t’u parë sesi ata do të vijojnë marshimin e tyre.
Ndërkohë kujtojmë se sot shënihet dita e 14-të e protestës në kundërshtim të ndërtimit të resortit në Zvërnec, dhe në kërkesës të dorëheqjes së qeverisë. Teksa pjesëmarrja ka qenë më e madhe se ditët e tjera për shkak se protestës iu bashkuan edhe qytetarë nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe shqiptarë të diasporës.
Sondazh
Poll
