Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, EKSTRADOHET nga Spanja i akuzuari për trafik kokaine, i biri i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, EKSTRADOHET nga
Eralbi Breçani dhe Erzen Breçani

Është ekstraduar nga Spanja Eralbi Breçani, i shpallur në këkrim nga SPAK për trafik droge.

Ai u shpall në këkrim në nëntor të vitit 2023 si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë, ai është djali i ish  zv. drejtorit të Policisë së Tiranës, dhe kujtojmë se u vetëdorëzua në Spanjë më 2 prill të këtij viti.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK ai është pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Ergys Dashut dhe Ervin Matës dhe dyshohet si financues dhe porositës i sasive të mëdha të kokainës nga përtej oqeanit.

Sipas përgjimeve të SkyEÇ, atij i atribuohet sasia prej 446 kilogrammë kokainë e sekuestruar në Holandë në dhjetor të 2021-shit, me bashkëpunëtorë edhe Ismail Zenelin e Besmir Murtatin. Të gjithë, në bashkëpunim me Ergys Dashin për gjetjen e lëndës narkotike, i ekzekutuar në Ekuador në vitin 2022.

I gjithë aktiviteti kriminal i trafikimit të kokainës që vinte nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian nga Eralbi Breçani, dyshohej se pastrohej brenda vendit nga babai i tij, ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Përveç trafikut të narkotikëve, grupi ku bënin pjesë babë e bir, shfrytëzonin pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese