Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosi me thikë dy persona në Paskuqan, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë! Policia i gjen armë dhe kokainë në makinë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi me thikë dy persona në Paskuqan, arrestohet 41-vjeçari
Makina e autorit

Dy javë pasi plagosi me thikë dy persona, policia e Tiranës ka mundur që të arrestojë autorin e kësaj ngjarje të rëndë.

Bëhet fjalë për Ylli Muratin, i cili u kap duke lëvizur me automjetin në rrugën Mine Peza. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, policia i gjeti 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 thikë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Murati dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me thikë  dy të rinj tek ura e Paskuqanit.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”.

I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës, lëvizte i armatosur në qytet, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

2 javë më parë, në Paskuqan, 41-vjeçari, dyshohet se plagosi shtetasit E. Q. dhe A. V., gjatë një konflikti të çastit.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë), një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” qe drejtonte i ndaluari.

Si rezultat i punës operative dhe asaj operacionale, kryer me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke lëvizur të armatosur ose me sende të tjera të kundërligjshme, me vete, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Udhëkryqi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. M., 41 vjeç.

Në kuadër të operacionit u ndalua për kontrolle, në rrugën “Mine Peza”, automjeti me drejtues 41-vjeçarin. Në automjet u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

41-vjeçari ishte në kërkim, pasi më datë 2 qershor 2026, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Q. dhe A. V., tek ura e Paskuqanit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese