Hapësire reklamuese

Politikë

Protestuesit u futën në arenën e tifozëve, Rama reagon i revoltuar: Veprim ekstremist! Synojnë t’i detyrojnë njerëzit të heshtin

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit u futën në arenën e tifozëve, Rama reagon i
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen prej më shumë se 17 ditësh në Tiranë. Ai ka publikuar një video të protestuesve që u futën në arenën ku po transmetohen ndeshjet e Kupa e Botës.

Rama shkruan se historia na ka mësuar se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke nisur nga rruga. Sipas tij, veprimet e protestuesve janë të ngjashme me lëvizjet ekstremiste në Evropën e periudhës para dy luftërave botërore.

Historianët bien dakord se terrori i rrugës fillon me akte që duken ‘të vogla’: me sharje, intimidim, poshtërim publik, marshime automobilistike dhe sulme të përzgjedhura ndaj individëve, ndërkohë që turma digjitale shumëfishon frikën dhe presionin”, thekson Rama në postimin e tij.

Më tej, kryeministri thekson se njerëzit zgjedhin të heshtin, pasi kostoja e të folurit bëhet shumë e lartë.

Postimi i plotë:

NJË NGA MËSIMET E VYERA TË HISTORISË është se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën.

Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut. Britma zë vendin e argumentit. Rrethimi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe linçimi publik i tradhëtarëve si drejtësi e Zotit në emër të popullit.

Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës dhe kështu bëjnë edhe sot, duke e rritur eksponencialisht presionin mbi hapësirën demokratike falë rrugëve pa kontroll të internetit.

Kush nuk mendon si turma bëhet objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes. Qëllimi nuk është debati. Qëllimi është heshtja. Të krijohet një klimë ku njerëzit zgjedhin të heshtin, jo sepse nuk kanë ç’të thonë, por sepse kostoja e të folurit bëhet shumë e lartë.

Historianët bien dakord se terrori i rrugës fillon me akte që duken “të vogla”, me sharje, intimidim, poshtërim publik, marshime rrugësh automobilistike dhe sulme të përzgjedhura ndaj individëve, ndërkohë që turma digjitale shumëfishon frikën dhe presionin.

Videoja më poshtë nga qendra e Tiranës mbrëmë flet vetë dhe është një tjetër pasqyrë ku mund të shihet çdokush që sheh qytetari demokratike në fjalorin e kësaj proteste, që nga tribuna e sharjeve, tek koret e linçimeve dhe ulërimat e marshuesve.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese