protesta në ditën e 17-të
Vijon protesta në kryeqytet, ku mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 17-të të protestës paqësore. Pas marshimit dhe mesazhit të tyre përpara “Europe House”, turma është rikthyer fuqishëm në bulevard.
Protestuesit kanë lëshuar thirrje të forta në kor, duke deklaruar se kjo është një qëndresë që nuk njeh lodhje dhe kthim pas. Në një moment simbolik, qindra qytetarë kanë thirrur njëzëri: “Europa është me ne!”, duke e drejtuar mesazhin e tyre tek ndërkombëtarët dhe Bashkimi Europian.
Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, ku protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me revoltën, duke përsëritur vazhdimisht mesazhin: “Çohuni nga kafja”.
Sondazh
Poll
