Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përgjimet e aplikacit SkyECC, në lidhje me dosjen ëe vëllezërve Aliu, të përfshirë me grupet kriminale të goditura nga SPAK më 16 qershor, të cilat kujtojmë se qenë nën drejtimin e Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit.
Salvatore Ali, njëri prej vëllezërve, dyshohet se ishte furnitori kryesor i grupeve, kurse i vëllai Isa Aliu pastronte paratë e kokainës në shtëpi. Nga përgjimet zbardhet qartazi “puna” mes vëllezërve, ku sipas dosjes hetimore, më 30 gusht të 2020-ës Isai ka informuar të vëllain se disponon rreth 6 milionë euro cash, edhe vetëm rreth dy javë më vonë ai i thotë se tashmë shuma ka prekur 9.8 milionë.
Për me tej, ata kanë folur edhe për nënën e tyre. Ku Isa Aliu, i ka treguar Salvatore Aliut i thotë të vëllait se ajo kishte filluar të trembej nga sasia e madhe e parave "cash" që mbaheshin në banesë. E pa u vonuar gjatë në përgjigje, Salvatore e gjen zgjidhjen: t’ia mbushin dyshekun me para që të flejë rehat! “Mbushja një dyshek që të flejë rehat”, ka shkruar ai ndër të tjera në SkyECC
Pjesë nga biseda mes vellezërve Aliu:
Isa Aliu: Ato që kanë dhënë lekët.
Salvatore: Aty në Shqipëri?
Salvatore: Se do t'i mbyll llogaritë me të gjithë.
Isa Aliu: Këtu janë bërë rreth 9 milionë e 800.
Salvatore: Dua të shoh sa lekë të kanë dorëzuar ty.
Salvatore: Edhe si t'i kanë dorëzuar, do m'i kalosh.
Isa Aliu: Me atë që kam mbledhur...
Salvatore: Nuk i dua kështu.
Salvatore: I dua në total.
Isa Aliu: OK.
Salvatore: I dua sipas mënyrës si t'i kanë dorëzuar.
Salvatore: Ose si i ke mbajtur të shënuara.
Isa Aliu: Po, i kam shënuar.
Isa Aliu: Natën, zemër, plaka ka filluar të trembet.
Salvatore: Pse?
Salvatore: Për çfarë?
Salvatore: Çfarë ka?
Isa Aliu: Po, sa herë vjen dikush dhe më sheh...
Salvatore: Po s'ka gjë, çfarë ka parë?
Isa Aliu: Po pra.
Isa Aliu: Habitet.
Salvatore: Mbushja një dyshek.
Salvatore: Që të flejë rehat.
Isa Aliu: Thotë: "Pse ekzistojnë kaq shumë?"
Salvatore: Janë edhe 20.
Salvatore: Akoma.
Salvatore: Që duhet të vijnë.
