Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përshkallëzohet situata në Vlorë, rrufeja godet zonën, përfshihet nga flakët mali i Llogarasë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Përshkallëzohet situata në Vlorë, rrufeja godet zonën,
 

Mbrëmjen e sotme, stuhi të fuqishme kanë përfshirë zonën e Vlorës dhe Himarës, duke sjellë reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe shkarkesa elektrike.

Pushuesit janë detyruar të braktisin plazhet, ndërsa rrugët janë boshatisur për shkak të motit të rënduar.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë se si brenda pak minutash qielli është mbuluar nga re të zeza dhe shiu ka vërshuar me intensitet.

Një nga momentet më të forta është regjistruar në Llogara, ku një rrufe ka goditur malin. Menjëherë pas goditjes, është shfaqur një vatër zjarri që dyshohet se u shkaktua nga shkarkesa elektrike.

Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive ka paralajmëruar se Ballkani do të përballet me episode të fuqishme të motit ekstrem.

Video credits: JOQ ALBANIA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese