Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia në kërkim të Sadik Llani, drejtori Oliger Torba: Autori dhe viktima banorë të Paskuqanit, 27 vjeçari mbërriti i vdekur te Trauma

Shkruar nga Newsbomb
Policia në kërkim të Sadik Llani, drejtori Oliger Torba: Autori
Kryepolici i DVP Tiranë, Oliger Torba dhe zv.drejtori Dashnor Muhaj

Kryepolici i DVP Tiranë, Oliger Torba ka konfirmuar se viktimë e të shtënave me armë zjarri mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kamzës/Paskuqanit, ka mbetur shtetasi Ardian Baloshi, rreth 27 vjeç.

"Rreth orës 11:30 është paraqitur në spital pa shenja jete Ardian Baloshi, i moshës rreth 27 vjeç. Ky shtetas rezulton se dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Kemi bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punojmë me Forcat Speciale për kapjen e tij.

Duke pasur parasysh dhe rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar e arsyeshme që në operacion të marrin pjesë edhe Forcat Speciale RENEA. Sherri ka qenë banal dhe ka ndodhur në rrugë", u shpreh ndër të tjera kryepolici i Tiranës.

Me kërkesë të shërbimeve të Komisariatit Nr.5 në Kamëz dhe të DVP Tiranë, është urdhëruar dalja e Forcave RENEA nga reparti dhe angazhimi në vendngjarje për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit Sadik Llani.

Konflikti mes të rinjve ka ndodhur për një lojë futbolli në kalçeto, por rrethanat ende nuk bëhen me dije, raporton newsbomb.al.

Policia në kërkim të Sadik Llani, drejtori Oliger Torba: Autori
Forcat Speciale RENEA NE vendngjarje, ne Kamez

"Të dy të rinjtë janë banorë të zonës. Nuk ka pasur bashkëpunëtorë, por autori ka qenë me makinë dhe po bëjmë të gjitha verifikimit. Nuk ka persona të tjerë të plagosur, ka qenë vetëm një person që është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë", u shpreh drejtori Oliger Torba nga vendngjarja.

Nisur nga fakti se Sadik Llani nuk ka treguar pendesë për ngjarjen dhe është larguar i armatosur, drejtuesit e Policisë kanë gjykuar se në operacionin për lokalizimin dhe kapjen e tij duhet të aktivizoheshin edhe Forcat Speciale. Drejtori Oliger Torba e cilësoi autorin e dyshuar si një shtetas me rrezikshmëri.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese