Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PËR HERË TË PARË/ Nga Rinasi drejt liqenit të Ohrit me hidroplan për 20 minuta, ministri Gonxhe premton: Së shpejti mund të kemi taksi ajrore, brenda vendit dhe me fqinjët (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
PËR HERË TË PARË/ Nga Rinasi drejt liqenit të Ohrit me
Minisstri Gonxhe dhe Maksim Ethemaj i Aviacionit me hidroplan

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe ka provuar këtë të shtunë, për herë të parë, udhëtimin me hidroplan nga Aeroporti i Rinasit në Tiranë, në drejtim të liqenit të Ohrit në Pogradec, për vetëm 20 minuta.

Në këtë udhëtim të parë dhe promovues, ai ka qenë i shoqëruar nga Maksim Ethemaj, shefi i Aviacionit Civil Shqiptar, një fluturim simbolik me rastin e çeljes së sezonit veror në Pogradec.

Megjithatë, ministri premtoi se shumë shpejt Shqipëria do të ketë stacione edhe për udhëtime me mjete turistike e panoramike, linja e taksi ajrore për pasagjerë nga vendet fqinje por dhe lëvizje brenda vendit.

Sipas Blendi Gonxhes, vendi ynë ka plot destinacione të bukura që me pak investim e një infrastrukturë modeste, mund të operojnë hidroplanë tokë-ujë e mjete fluturuese private që i japin vlerë turizmit shqiptar dhe çdo transporti praktik.

"Nga Rinasi drejt liqenit të Ohrit me hidroplan, për 20 minuta, për herë të parë! Bashkë me Maksim Ethemaj, shefin e Aviacionit Civil për një fluturim simbolik me rastin e çeljes së sezonit veror në Pogradec, ku do kemi takime pune e inspektime mbi projekte që fuqizojnë turizmin, ndërlidhjen, promovimin e natyrës dhe trashëgimisë kulturore.

Qytetet a zonat ku kemi det e liqene mund të jenë stacione edhe për udhëtime me mjete turistike e panoramike, linja e taksi ajrore për pasagjerë nga vendet fqinje por dhe lëvizje brenda vendit, e jo vetëm, por dhe destinacione ku me pak investim e një infrastrukturë modeste mund të shërbehet, parkohen e operojnë hidroplanë tokë-ujë e mjete fluturuese private që i japin vlerë turizmit shqiptar dhe çdo transporti praktik", shkruan ministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese