Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protesta kundër projektit të Zvërnecit futet në ditën e 9, delegacioni i BE-së i hedh “benzinë zjarrit”: Mbroni shpendët! Humbja e habitateve po i çon drejt zhdukjes

Shkruar nga Newsbomb
Protesta kundër projektit të Zvërnecit futet në ditën e
Protesta dhe postimi i delegacionit të BE-së

Protesta kundër projektit të Zvërnecit, i cili ka ndikimin në lagunën e Nartës, është futur në ditën e nëntë të saj. Protestuesit kërkojnë anulimin e këtij projekti, i cili sipas tyre dëmton ekosistemin dhe bën që shpendë si flamengot, të largohen nga ky territor.

Por duket se një mbështetje indirekte për protestuesit, ka bërë edhe delegacioni i BE-së në vendin tonë. Në një postim në Facebook, zyra e BE-së në vendin tonë, shkruan se shpendët duhet të mbrohet, pasi 49% e specieve të tyre, është në rrezik zhdukje.

Më tej në postim theksohet se shpendët janë thelbësorë për natyrën dhe zhdukja e tyre prish ekulibrat e ekosistemit.

Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë”, nënvizohet në postim.

Ndërsa po ashtu bëhet thirrje për mbrojtjen e habitateve, e cila mund të përkthehet në një mbështetje për protestuesit që prej disa ditësh kundërshtojnë projektin në Zvërnec.

Postimi i plotë:

Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.

Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.

Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme. 

Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë.

Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. 

Mbro natyrën, sa je në kohë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese