Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherri i çastit përfundon në tragjedi, 26 vjeçari i plagosur ndërron jetë te Spitali i Traumës! RENEA del nga reparti dhe niset me urgjencë drejt Kamzës

Shkruar nga Newsbomb
Sherri i çastit përfundon në tragjedi, 26 vjeçari i
Foto ilustruese

Ardian Baloshi rezulton se është personi që u plagos me armë zjarri mesditën e kësaj të hëne në Kamëz dhe ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Spitalin e Traumës në Tiranë, raporton newsbomb.al.

I riu është përfshirë në një konflikt banal për motive të dobëta me një person dhe pasi sherri ka degraduar, drejt 26 vjeçarit është qëlluar me armë zjarri.  

Ardian Baloshi është qëlluar me plumb në kokë dhe menjëherë është nisur me urgjencë për ndihmë të specializuar, por fatkeqësisht sapo ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ka ndërruar jetë në duart e mjekëve.

Plagët e shkaktuara kanë rezultuar fatale dhe 26 vjeçari ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Kamzës bëjnë me dije se kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur në kërkim.

Menjëherë pas sherrit banal që prodhoi një tragjedi mesditën e kësaj të hëne ne Kamëz, autori është larguar nga vendngjarja dhe po i fshihet Policisë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe në vazhdim pret të ketë më tepër detaje për autorin dhe shkaqet e konfliktit.

Ndërkohë, me kërkesë të shërbimeve të Kamzës, kryepolici Skënder Hita ka urdhëruar Forcat Speciale RENEA që të dalin me urgjencë nga reparti dhe janë nisur drejt vendngjarjes. Efektivët do të përfshihen në kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese