Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shmanget tragjedia te Uji i Zi, i riu nga Këlcyra shpëton turisten 10 vjeçare që e mori rrjedha e lumit

Shkruar nga Newsbomb
Shmanget tragjedia te Uji i Zi, i riu nga Këlcyra shpëton turisten 10
Ervin Manellari dhe vendi ku ai shpetoi turisten e vogel

Një vajzë 10 vjeçare që kishte ardhur me prindërit në Shqipëri për pushime, ka rrezikuar të mbytet në vendin e njohur si Uji i Zi në Këlcyrë. Turistët e huaj kanë qenë duke pushuar, kur vajza e tyre është futur në ujë.

Rrjedha e fortë e lumit e ka marrë me vete dhe familja nuk mund të bënte asgjë. Mediat lokale në Këlcyrë tregojnë se në zonë ka qenë edhe i riu Ervin Manellari, i cili nuk e ka menduar dy herë dhe është futur në ujë.

Ai ka mundur të arrijë vogëlushen që kishte ardhur bashkë me familjen në vendin e njohur si Uji i Zi dhe pas disa përpjekjesh, të dy kanë dalë shëndoshë e mirë nga uji.

Shmanget tragjedia te Uji i Zi, i riu nga Këlcyra shpëton turisten 10
Ervin Manellari dhe vendi ku ai shpetoi turisten e vogel

Falë guximit dhe reagimit të menjëhershëm të Ervin Manellarit, një banor i Këlcyrës, turistja e huaj është shpëtuar dhe është bashkuar më familjen. Një tragjedi që fatmirësisht është shmangur dhe shembull është bërë i vërtetë trimërie dhe humanizmi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese