Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të vriste me armë zjarri tre vite më parë, arrestohet 41-vjeçari në Durrës (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të vriste me armë zjarri tre vite më parë, arrestohet
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka arrestuar dhe ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për një 41-vjeçar, i dyshuar për tentativë vrasjeje.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar pas tre vitesh shtetasi Ervis Hado, 41 vjeç, banues në Shijak.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më 1 qershor 2023 në Shijak për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit A. Ç.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 1 shtetas të dyshuar për tentativë për vrasje.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 08.06.2023, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", për shtetasin:

-E. H., 41 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në Shijak, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese