Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tragjike në Vlorë! 27-vjeçarja, nëna e dy fëmijëve bie nga kati i gjashtë i pallatit gjatë mesnatës, jep frymën e fundit në duart e mjekëve

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike në Vlorë! 27-vjeçarja, nëna e dy
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në Vlorë, ku një 27-vjeçare ka rënë nga lartësia e një pallati, çka i ka marrë asaj jetën. 

Burimet bëjnë me dije se e reja ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit, e për shkak të plagëve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë, duke dhënë frymën e fundit në duart e mjekëve.

Rasti bëhet akoma më tragjik pasi mësohet se e reja me iniciale A.B., ishte nënë e dy fëmijëve, e cila vdiq në duart e bluzave të bardha. 

Familjarët e viktimës janë shprehur se e reja kishte shfaqur shenja të depresionit.

Megjithatë, autoritetet vendase po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pritet të dalin detaje të reja në vijm. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese