Hapësire reklamuese

Aktualitet

U fut mes flakëve për të shpëtuar qytetarët, komisari hero Agim Troci gradohet në Gjirokastër, lëvizje në Policinë e Shtetit (EMRAT E SHEFAVE)

Shkruar nga Newsbomb
U fut mes flakëve për të shpëtuar qytetarët, komisari
Agrim Troci

Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka firmosur një valë ndryshimesh në radhët e drejtuesve të komisariateve dhe strukturave të Policisë së Shtetit në vend.

Burime bëjnë me dije se lëvizjet përfshijnë disa nga drejtuesit kryesorë të komisariateve, si pjesë e riorganizimit të strukturave policore.

Një nga emërimet që ka tërhequr vëmendje është ai i Agim Trocit, i cili largohet nga drejtimi i Komisariatit të Policisë Delvinë për të marrë detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Troci u bë i njohur pak kohë më parë për aktin e tij heroik gjatë zjarreve në Delvinë, ku duke rrezikuar jetën, arriti të shpëtonte fëmijë dhe të moshuar të mbetur të izoluar nga flakët në fshatin Senicë, ndërsa vetë pësoi djegie gjatë operacionit të shpëtimit.

Po ashtu, Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë, ndërsa një sërë drejtuesish të tjerë marrin poste të reja në komisariatet e Policisë së Shtetit.

Sipas vendimeve të firmosura, emërimet janë si më poshtë:

Alfred Çepe emërohet Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Agim Troci emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Pavlin Zhivani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.

Ledian Kerka emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Vilson Sterkaj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.

Oltion Gjoni emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.

Vendim Imeraj emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.

Medin Hasani emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese