Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Unë erdha, u krye!” Berisha pritet më duartrokitje në Kuvend pas lajmit për heqjen “NON GRATA”

Shkruar nga Newsbomb
“Unë erdha, u krye!” Berisha pritet më duartrokitje
Demokratet duke duartrokitur Berishen

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me duartrokitje nga deputetët e Partisë Demokratike në sallën e Kuvendit, pas lajmit që po qarkullon që prej mëngjesit të kësaj të enjteje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr statusin “non grata”.

Menjëherë pas hyrjes së tij në sallë, deputetët demokratë janë ngritur në këmbë dhe e kanë përshëndetur me duartrokitje.

 “Unë erdha, u krye”, iu drejtua shkurtimisht Berisha deputetëve socialistë në sallë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Që prej orëve të para të mëngjesit, në qarqet politike dhe mediatike po qarkullojnë informacione se autoritetet amerikane kanë marrë vendim për heqjen e sanksionit ndaj Berishës. Deri më tani lajmi është konfirmuar nga gazetari Çim Peka dhe burime pranë selisë blu, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese