Hapësire reklamuese

Politikë

Çfarë ndodhi me familjen e saj?! Marjana Koçeku paralajmëroi publikisht Bajrat e Shkodrës, a do të hetojë SPAK kërcënimin e deputetes dhe të afërmve të saj?

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë ndodhi me familjen e saj?! Marjana Koçeku
Marjana Koçeku - Enver Bajri, nje nga drejtuesit e Grupit Bajri/ Denoncuar ne zgjedhje

Deputetja Marjana Koçeku ka paralajmëruar publikisht grupin kriminal Bajri, i cili kontrollon një pjesë të rëndësishme të territorit të Shkodrës, qark nga i cili ajo ka dalë deputete, se nëse i prekin familjen, "nuk do t'i lërë pa i shkatërruar".

Mesazhi i gjatë pothuajse një rresht, ka tronditur skenën politike dhe publike, duke treguar se krimi ka guxuar të kërcënojë një deputete dhe familjen e saj, vetëm përse ajo zgjidhoi pak ditë më parë që të largohet nga Partia Socialiste.

"Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën", shkruan Marjana Koçeku.

Prej ditësh, deputetja që vendosi të largohej nga PS-ja por jo të dorëzonte mandatin, po përballet me presion të madh nga socialistët dhe zyrtarët e lartë të kësaj force politike, që të dorëzojë mandatin dhe në Kuvend të shkojë një tjetër kandidat nga lista e hapur.

E radhës në listë për të zëvendësuar Marjana Koçekun, nëse kjo e fundit do të jepte dorëheqjen, është ish-ministrja Edona Bilali.

Mbetet për t'u parë nëse deputetja do të shkojë më tej me paralajmërimin e saj, duke ju drejtuar Prokurorisë së Posaçme më kallëzim për personat që e kanë kërcënuar atë dhe familjen, apo SPAK do të nisë hetimet kryesisht mbi bazën e deklaratës publike.

Çfarë ndodhi me familjen e saj?! Marjana Koçeku
Postimi i deputetes Marjana Koçeku

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatave të posaçme, ndërsa hetimi apo çdo rast që lidhet me zyrtarët e lartë të shtetit, duke përfshirë edhe deputetët, drejtohet nga ky institucion.

Grupi kriminal Bajri i goditur nga institucionet ligjzbatuese dhe disa prej drejtuesve dhe anëtarëve të tij ndodhen aktualisht në qeli, të akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale, kryesisht për vrasje.

Ai drejtohet nga Safet Bajri dhe Behar Bajri, të cilët janë aktualisht prapa hekurave. Partia Demokratike, partia më e madhe e opozitës në vend, ka akuzuar vazhdimisht mazhorancën socialiste se e ka përdorur këtë grup për të vjedhur vota në Shkodër.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese