Heqja e sanksioneve ndaj liderit demokrat Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka dhënë zemër demokratëve që më 11 qershor e deri më sot, të cilët kanë reaguar plot entuziasëm për momentin.Ndërsa së fundmi një prej demokratëve zbuloi se Berisha do të udhëtojë drejt SHBA-ve.
Demokratja Ina Zhupa, duke e zhvendosur vëmendjen te heqja e non-gratës së Berishës, është shprehur se lideri demokrat do të udhëtojë shumë shpejt drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa ka zbuluar se Berisha në SHBA do të zhvillojë takime me zyrtarë amerikanë, emrat e të cilavë nuk i ka zbuluar.
“Është një lajm shumë i rëndësishëm jo vetëm për zotin Berisha, për betejën e tij, për dinjitetin dhe për të vërtetën që pati kurajon ta mbronte edhe atëherë kur shumë nuk besonin se do t’ia dilte”, u shpreh Zhupa në intervistën e dhënë për A2CNN.
Sipas deputetes demokrate, heqja e statusit që pengonte udhëtimin e Berishës në SHBA përbën një fitore politike dhe morale për të dhe mbështetësit e tij.
“Sot me heqjen e non grata-s ishte një betejë e fituar e zotit Berisha, e demokratëve dhe e 500 mijë votuesve që mbështetën Partinë Demokratike. Sali Berisha e kalon oqeanin. Sali Berisha mund të takojë zyrtarët më të lartë amerikanë, siç do t’i takojë. Shumë shpejt do të ketë takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi më tej Zhupa.
Më tej deputetja e PD-së tha se demorkatët nuk kanë qenë kurrë në kundërshtime me intersat amerikanë.
“Opozita shqiptare është një opozitë që ngrihet mbi parime dhe nuk ka qenë kurrë antiamerikane, as në kundërshtim me interesat e Amerikës”, u shpreh Zhupa.
Mirëpo në seancat parlamentare të zhvilluara javët e fundit, Zhupa bashkë me kolegët e saj të PD-së kaë ngritur zërin në Kuvend duke kundërshtuar investimet amerikane që pritet të bëhen në Zvërnec.
