Hapësire reklamuese

Politikë

Kërcënohet Marjana Koçeku?! Deputetja që u largua nga PS mesazh publik për Grupin Bajri: Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, do ju shkatërroj

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënohet Marjana Koçeku?! Deputetja që u largua nga PS
Ilustrim: Marjana Koçeku - Safet Bajri, nje nga drejtuesit e Grupit Bajri

Marjana Koçeku, deputetja që u largua pak ditë më parë nga Partia Socialiste duke deklaruar se tashmë do të jetë e pavarur, ka bërë një reagim të fortë dhe aspak të zakonshëm për skenën politike dhe publike shqiptare.

Ajo i është drejtuar me një mesazh publik, me emër, grupit të njohur Bajri në Shkodër, duke lënë të kuptohet se familja e saj është kërcënuar nga elemente kriminale të kësaj organizate të skeduar nga autoritetet.

"Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën", shkruan deputetja Marjana Koçeku.

Grupi kriminal Bajri i goditur nga institucionet ligjzbatuese dhe disa prej drejtuesve dhe anëtarëve të tij ndodhen aktualisht në qeli, të akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale, kryesisht për vrasje.

Kërcënohet Marjana Koçeku?! Deputetja që u largua nga PS
Postimi i deputetes Marjana Koçeku

Ai drejtohet nga Safet Bajri dhe Behar Bajri, të cilët janë aktualisht prapa hekurave. Partia Demokratike, partia më e madhe e opozitës në vend, ka akuzuar vazhdimisht mazhorancën socialiste se e ka përdorur këtë grup për të vjedhur vota në Shkodër.

Ditët e fundit, eksponentë të Partisë Socialiste, duke përfshirë zyrtarë të lartë të kësaj force politike, kanë deklaruar publikisht se Marjana Koçeku duhet të heqë dorë edhe mandati, jo vetëm të largohet si e pavarur, nga PS-ja.

Sipas tyre, ajo nuk mund të pretendojë të jetë deputete e pavaruar në kushtet kur është zgjedhur nga socialistët e qarkut të Shkodrës, si e para në listën e mbyllur të kësaj force politike, në zgjedhjet e 11 Majit.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese