Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar prej javësh në Aeroportin e Vlorës duke i bërë një tjetër apel Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Teksa ka postuar pamje nga kantieri i Aeroportit ku roje të sigurisë të kontraktuara nga kompania tjetër e Valon Ademit kanë bllokuar hyrjen, Pacolli thotë se ata veprojnë pa asnjë vendim gjykate apo autorizim institucional.
“Edhe pas gjashtë javësh, Aeroporti i Vlorës vazhdon të mbahet i bllokuar nga grupe private qe veprojnë jashtëligjshëm (VALON ADEMI, VEGIM HOXHA dhe BUJAR EJUPI) dhe roje e tyre private të sigurisë që ushtrojnë VETËGJYQESI , pa asnjë vendim gjyqësor, pa asnjë urdhër të një institucioni LEGAL ligjor të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Pacolli teksa thekson se kompanisë së tij i është mohuar aksesi në një projekt ku janë investuar qindra milionë euro dhe ku duhen vijuar punimet sipas kontratës.
“Kjo paligjshmëri zhvillohet çdo ditë para syve të Policisë së Shtetit, ndërsa përgjigjja që dëgjojmë shpesh është vetëm një: “Kemi urdhër nga lart.”, shkruan Pacolli, duke iu drejtuar sërish SPAK-ut me kërkesën për nisjen e menjëhershme të hetimeve dhe duke kërkuar identifikimin e personave përgjegjës, por edhe të çdo strukture institucionale që mund të ketë penguar vijmësinë e denoncimeve të tyre.
Reagimi i Pacollit:
AEROPORTI I VLORES
…SSITUATA ESHTE ALARMUESE!
APEL I RRADHËS DREJTUAR SPAK-ut
Edhe pas gjashtë javësh, Aeroporti i Vlorës vazhdon të mbahet i bllokuar nga grupe private qe veprojnë jashtëligjshëm (VALON ADEMI, VEGIM HOXHA dhe BUJAR EJUPI) dhe roje e tyre private të sigurisë që ushtrojnë VETËGJYQESI , pa asnjë vendim gjyqësor, pa asnjë urdhër të një institucioni LEGAL ligjor të Republikës së Shqipërisë.
MABCO-së vazhdon t’i mohohet e drejta e aksesit në pronën ku ka investuar qindra milionë euro, me qëllim që të përfundojë punimet dhe të përmbushë detyrimet e saj kontraktuale. Kjo paligjshmëri zhvillohet çdo ditë para syve të Policisë së Shtetit, ndërsa përgjigjja që dëgjojmë shpesh është vetëm një: “Kemi urdhër nga lart.”
Por kush është “lart”? Kush ka urdhëruar moszbatimin e ligjit? Kush ka urdhëruar moszbatimin e vendimeve të formës së prerë të Gjykatës së Lartë? Kush mban përgjegjësi që çdo denoncim i MABCO-s, çdo kërkesë për zbatimin e ligjit dhe çdo apel për respektimin e vendimeve gjyqësore ka mbetur pa përgjigje?
Prandaj, edhe një herë i bëjmë thirrje urgjente SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet për të identifikuar jo vetëm autorët e kësaj bllokade të paligjshme, por edhe ata persona brenda institucioneve që kanë penguar ose kanë bllokuar trajtimin e denoncimeve tona dhe zbatimin e ligjit.
Çdo ditë vonesë dëmton shtetin e së drejtës, rëndon klimën e investimeve dhe rrit rrezikun e një përshkallëzimi të të rrëzikshëm , për të cilin përgjegjësia nuk do të bjerë mbi ata që kërkojnë të drejtën e tyre ligjore dhe zbatimin e ligjit, por mbi ata që me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë lejuar dhe lejojnë vazhdimin e kësaj gjendjeje të turpshme.
Sistemi ligjorë dhe institucionet janë kapur nga grupe private qe bejnë VETËGJYQESI!
I bejmë thirrje njerëzshtë SPAK-ut të VEPROJË tani, përpara se të jetë vonë.
