Hapësire reklamuese

Politikë

U largua nga Grupi i PS, Marjana Koçeku shpërthen keq ndaj socialistëve: Shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat

Shkruar nga Newsbomb
U largua nga Grupi i PS, Marjana Koçeku shpërthen keq ndaj
Deputetja Marjana Koçeku

Deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku ka bërë një reagim të fortë mesditën e kësaj të marte, drejtuar socialistëve që i kërkojnë të dorëzojë mandatin, pasi deklaroi se në vazhdim do të jetë e pavarur.

Ajo thotë se nuk i ka marrë mandatin askujt, por përkundrazi, socialistët ia kanë marrë për 10 muaj rresht dhe tani ai është në vendin e vet, duke përfaqësuar qytetarët.

"Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.

Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde", shkruan deputetja Marjana Koçeku.

U largua nga Grupi i PS, Marjana Koçeku shpërthen keq ndaj
Postimi i deputetes Marjana Koçeku

Ky reagim i fortë i saj vjen pas reagimeve nga eksponentë të Partisë Socialiste, duke përfshirë zyrtarë të lartë të kësaj force politike, të cilët kanë deklaruar publikisht se Marjana Koçeku duhet të heqë dorë edhe mandati, jo vetëm nga PS-ja.

Sipas tyre, ajo nuk mund të pretendojë të jetë deputete e pavaruar në kushtet kur është zgjedhur nga socialistët e qarkut të Shkodrës, si e para në listën e mbyllur të kësaj force politike, në zgjedhjet e 11 Majit.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese