Ish-deputeti i Partisë Demokratiike, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke u shprehur se ky i fundit nuk është më opozita sipas tij, por përkundrazi është pengesa e opozitës për të ardhur në pushtet.
“Sali Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e shoqërisë për largimin e tij dhe t’i hapë rrugë rotacionit. Ai është kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij”, ka shkruar Salianji.
Teksa më tej është shprehur se prej 7 muajsh tashmë demokratët kërkojnë largimin e liderit të bluve, por ai sipas tij është duke e mbajtur peng partinë. E për këtë arsye sipas Salianjit ai shesh që duhej të mbushej nga PD është plot me ata që janë kundër Berishës.
“Protestuesit po ngrihen kundër autokratit Rama në qeveri dhe autokratit Berisha në parti. Ata duan demokraci, rregulla loje dhe meritokraci, jo parti të mbajtura peng nga individë që i vendosin interesat e tyre mbi ato të demokratëve.
Dhe meqë ke kaq merak të merresh me budallallëqe për të zhvendosur vëmendjen në ditët më të këqija të Ramës, kam një pyetje: pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve? Dil e fol”, shtoi më tej ish-deputeti.
Postimi i plotë:
Sali nuk je më opozita por je pengesa që opozita të vijë në pushtet! Sali Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e shoqërisë për largimin e tij dhe t’i hapë rrugë rotacionit. Ai është kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij.
Ka 7 muaj që demokratët, në takimet e mia, kanë mbushur sallat dhe sheshet duke kërkuar largimin e Berishës, por ai e ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po e mban peng për interesa personale. Shkaterroi garën dhe sot sheshin që duhet ta mbushte Partia Demokratike është plot edhe kundër Sali Berishës! Shumica jane demokratë që kërkuan që ti të largohesh!!
Protestuesit po ngrihen kundër autokratit Rama në qeveri dhe autokratit Berisha në parti. Ata duan demokraci, rregulla loje dhe meritokraci, jo parti të mbajtura peng nga individë që i vendosin interesat e tyre mbi ato të demokratëve.
Dhe meqë ke kaq merak të merresh me budallallëqe për të zhvendosur vëmendjen në ditët më të këqija të Ramës, kam një pyetje: pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve? Dil e fol.
Dil e fol edhe si i djathtë, në një kohë kur hapësira publike është mbushur me thirrje komuniste të nxiturq dhe nga ti si komunisti më i vjetër që je!
