Hapësire reklamuese

Politikë

Ngrihen tonet në Kuvend, Klosi ia thotë në fytyrë Berishës: Ke gjuajtur me armë në ’91 dhe më 21 janar! Demokratët "çohen peshë"

Shkruar nga Newsbomb
Ngrihen tonet në Kuvend, Klosi ia thotë në fytyrë
Blendi Klosi, Sali Berisha, demokratët foltore

Seanca parlamentare vijon të shoqërohet me tensione mes maxhorancës dhe opozitës, shkaku i të cilës pak para minutash u bë replika e Blendi Klosit me Sali Berishën.

Pas akuzave të demokratëve se qeveria është fajtore për situatën e krijuar së fundmi, ku qytetarët përplasen me Policinë e Shtetit, Klosi i kujtoi Berishës dy nga momentet më të bujshme të liderit demokrat: Përplasja me armë zjarri në ’98-tën si dhe protestën e 21 janarit, ku humbën jetën 4 persona dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë.

Fjala e Klosit “provokoi” Berishën, i cili shpërtheu me akuza ndaj tij, duke e cilësuar socialistin një bixhozxhi. Gjuhë për të cilën kryeparlamentari i tërhoqi vëmendjen.

Përplasja mes dyshes u shoqërua dhe me reagime të rrufeshme nga demokratët, të cilët u ngritën peshë duke bllokuar për të marrë sërish fjalën e duke bllokuar foltoren.

Replikat mes Berishës dhe Klosit:

Blendi Klosi:

Kemi bërë ne dhe ju protesta në këtë vend, por ama protesta me armë keni bërë vetëm ju.  Ajo që keni bërë ju nuk është një gjë e re, mbase deputetët e rinj harrojnë, nuk mbajnë mend. Në 1998 dhe 21 janar të 2011, ti ke gjuajtur me armë Sali Berisha.

Ne përfaqësojmë Shqipërinë i nderuar, i cili vitin e ardhshëm do të mbajë dy samite, ngjarje historike.

Mbani qëndrimin tuaj për protestën, por pranojeni se nuk e konkurroni dot Partisë Socialiste.

Sa i përket hartës territoriale, nuk ka kohë.

Replikë Berisha: Ulu mblidh letrat e bixhozit. Përfaqëson bixhozin më të keq me paratë e qytetarëve.

Ai për bixhoz është i aftë të shesë gjithçka. Përfaqësoni skandalet e këtij vendi. Përfaqësoni krimet më të shëmtuara ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilat i katandisët, 1 milionë e ca shqiptarë rrugëve të botës.

Del e bën këtu avokatinë e Edi Ramës, njeriut që sot është më i dangosuri në Europë.

Klosi: Nuk kam asgjë për të thënë, po i drejtohem kolegëve të opozitës: Ka 35 vite në këtë Parlament, akoma nuk i ka ikur ndjesia e sekretarit të partisë, dhe për gënjeshtra që i ka thënë prej shumë vitesh. Unë i them ke vrarë njerëz, ke qëlluar mbi protestues, ai vazhdon në parlament. Për ne le të vazhdojë.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese