Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca e sotme plenare. Ka qenë kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi që i ka komunikuar vendimin duke iu drejtuar: “Zoti Bardhi, jeni i përjashtuar nga seanca. Në bazë të rregullores, jeni i përjashtuar. Ju lutem lini sallën”, i ka thënë Peleshi, ndërsa protesta e deputetëve vijon. Ata janë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa i pari i qeverisë gjendet prezent në sallë, ku Bardhi tentoi t'i hidhte edhe ujë.
Një vendim që ka irrituar pamasë kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, megjithatë Mazhoranca vijon punën duke votuar rendin e ditës pa votat e Partisë Demokratike.
Kujtojmë që prej mëngjesit të sotëm ka nisur kjo seancë plenare, ndërsa jashtë godinës së parlamentit janë mbledhur protestues që kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Situata ka agravuar në disa momente duke pasur konfrontim fizik mes tyre dhe policisë.
