Hapësire reklamuese

Politikë

“Unë kam folur edhe para protestës!” Elisa Spiropali nga Kuvendi: Po ti Sali a ke fuqinë të çlirosh opozitën? S'kam asgjë për të fshehur

Shkruar nga Newsbomb
“Unë kam folur edhe para protestës!” Elisa Spiropali nga
Elisa Spiropali

Ka mbajtur fjalën e saj gjatë seancës së sotme parlamentare,ish-ministrja Elisa Spiropali. E cila u është përgjigjur të gjithë atyre që e kanë akuzuar se "ku ka qenë" para se të fillonin protestat.

Spiropali është shprehur, se ajo në fakt ka folur edhe para protestës, ka folur për nevojën për vetëkorigjim apo luftë kundër korrupsionit.

“Edhe para protestës, edhe gjatë protestës unë kam folur për reformimin e pushtetit, kam folur nevojën për korrigjim, nevojën për të kaluar te sistemi i institucioneve, kam folur për vetëpastrim, luftën ndaj korrupsionit, nevojën për të kuptuar që ky është moment historik, nevojën për ta ndryshuar këtë sistem politik dhe zgjedhor që sot ka prodhuar banalitet sepse njerëzit janë të papërfaqësuar dhe s’ka as ide ideologjike, kam folur për institucione shtetërore që përdoren me besimin e madh se ne kemi gjithë fuqinë për ta ndryshuar këtë.

Po ti Klevis, po ti Tabaku ti Doktor, ti  Sali, a ke fuqinë të hapësh rrugën dhe partinë tënde dhe të çlirosh opozitën? A ke fuqinë të bëhesh pjesë?e një ndryshimi që nuk i takon një partie por shumicës? Unë besoj që PS e ka këtë fuqi! Asnjë sulm s’më ndal dot se s’kam asgjë për të fshehur! Asnjë bedel që mendon se mund të dëmtojë! S’do t’ia dalë se do të hiqet si apendicit”, tha Spiropali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese