Hapësire reklamuese

Politikë

Taulant Balla tregon se kush “dëmton Shqipërinë” me protesta: Kam identifikuar ca emra që janë pjesë e listave të zeza

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla tregon se kush “dëmton Shqipërinë” me
Taulant Balla, foto arkive

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një deklartë për mediat gjatë kohës së pushimit të kërkuar nga Niko Peleshi teksa sot po zhvillohet seanca plenare.

Ndër të tjera, Balla ka përsëritur edhe njëherë solidaritetin me Policinë e Shtetit, dhe efektivët e lënduar , për të cilët ende nuk ka një numër zyrtar, por deri më tani është raportuar se janë 6 prej tyre.

Më tej ai u shpreh se nga Partia Socialiste janë identifikuar disa persona të atyre që ai i quajti “lista të zeza” dhe që duan të dëmtojnë turizmin e Shqipërisë dhe Shqipërinë në tërësi, mes tyre ai përmendi emrin e Dritan Goxhajt.

“Unë i kam identifikuar ca emra që janë pjesë e listave të zeza  të shoqërive të huaja që duan të dëmtojnë, truizmin e Shqipërisë dhe  Shqipërinë.  Dritan Goxhaj, është një prej tyre, ai  është shërbëtor i i regjitmit iranian, një njeri që mbështet iranianët, dhe dënon aleatët tanë, SHBA-në.

Sa i përket pjesës së vlefshmërisë së atyre, unë besoj shumë që ditët në vijim do të ketë fakte konkrete” tha ndër të tjera Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese