Hapësire reklamuese

Politikë

Rinis me tensione seanca në Kuvend, mazhoranca kalon në votim projektligjet pas bllokimit të foltores! Deputetët e opozitës thërrasin në kor: Dorëheqje

Shkruar nga Newsbomb
Rinis me tensione seanca në Kuvend, mazhoranca kalon në votim
Seanca në Kuvend

Prej më shumë se 5 orësh debate në Kuvend, seanca plenare ka rinisur me tensione. Mazhoranca socialiste ka kaluar në votim projektligjet e ditës, pasi opozita bllokoi foltoren.

Në seancë është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur në ambientet e Kuvendit para disa minutash.

Prania e Ramës, ka bërë që deputetët e opozitës të thërrasin në kor “dorëheqje” “Rama në Burg”, “o hajdut”, ndërsa po ashtu ata godasin me duar edhe tavolinat.

Ndërsa deputetët e opozitës mbajnë të bllokuar foltoren, mazhoranca kaloi me votat e saj projektligjet e ditës, teksa në votim kanë marrë pjesë vetëm dy deputetët e PD-së Bujar Leskaj dhe Luan Baçi, të cilët kanë votuar kundër.

Ndërsa po ashtu kundër kanë votuar edhe tre deputetët e opozitës: Brunilda Haxhiu, Erald Kapri dhe Redi Muçi. Gjithashtu seancën e ka braktisur kreu i PD-së Sali Berisha, i cili është larguar nga Kuvendi dhe hodhi akuza ndaj socialistëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese