Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama bën gati ndryshimet e mëdha në qeveri? Si u përgjigj Taulant Balla për mbledhjen e nesërme

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama bën gati ndryshimet e mëdha në qeveri? Si u
Edi Rama, kryetar i PS/ Foto ilustruese

Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflitet se kryeministri Edi Rama do të bëjë ndryshime rrënjësore në kabinetin qeveritar.

Kjo nuk është e konfirmuar dhe gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve. Pikërisht për këtë, sot u pyet Taulant Balla i cili ndodhej jashtë Parlamentit duke folur për gazetarët. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk preferoi të japë detaje, por u mjaftua duke thënë:

Prisni deri nesër se çfarë do të ndodhë. Keni shumë lajme për sot”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkaq, mediet e ndryshme kanë raportuar se ndryshimet do të prekin një pjesë të madhe të kabinetit qeveritar, por pa dhënë emra konkretë. Kujtojmë që nesër në orën 9:30 është programuar të zhvillohet mbledhja e zgjeruar Grupit Socialist te Pallati i Brigadave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese