Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protestuesit, të pandalshëm! Marshojnë prej 4 orësh në rrugët e Tiranës, turma nga Kryeministria drejt ish-Shqiponjës

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit, të pandalshëm! Marshojnë prej 4 orësh në
Protestuesit po marshojne drejt ish-Shqiponjës

Protesta qytetare e nisur prej orësh 18:00 në bulevardin qendror të Tiranës, vazhdon prej 4 orësh dhe tashmë është shtrirë në disa nga rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, ashtu siç është bërë traditë prej 12 ditësh.

“Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e re” janë disa nga thirrjet e qytetarëve, të cilët janë me mijëra dhe kanë nisur një marshim të gjatë nga Kryeministria, në drejtim të qendrës, Rrugës së Durrësit, zonës së Zogut të Zi dhe aktualisht po përshkojnë rrugën Dritan Hoxha.

Me flamuj kombëtarë në duar dhe bula kuqezi, ata këndojnë në korë edhe këngë patriotike, ndërsa drejtuesit e mjeteve i përshëndesin dhe i shoqërojnë me bori.

Protestuesit, të pandalshëm! Marshojnë prej 4 orësh në
drejt ish-Shqiponjës

“Rama n’burg, Berisha n’burg” është një tjetër nga thirrjet e qytetarëve, të cilët shprehin revoltën me klasën aktuale politike, të cilën e akuzojnë për praprambetjen 35 vjeçare të Shqipërisë, duke kërkuar largim.

Ppjesëmarrja e qytetarëve në këtë protestë që po shndërrohet historike dhe ka zgjuar mbarë popullin tonë, është madhështore duke pritur në gjirin e saj qindra shqiptarë që kanë udhëtuar nga diaspora.

I ashtuquajturi "Revolucion i Flamingove" është bërë zëri dhe shpresa e mijëra qytetarëve që ndodhen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërsa mijëra të tjerë, në mos miliona, i japin shpërndarje masive në rrjetet sociale. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese