Fiori Ndini është punonjësja e Bashkisë Maliq e cila ka guxuar sot të dalë me zë dhe figurë në protestë, duke deklaruar se Shqipëria është bërë një vend nga i cili të rinjtë kërkojnë të largohen, për shkak të keqqeverisjes.
Si një anëtare e Partisë Socialiste në Maliq dhe mbajtëse e funksioneve të ndryshme në strukturat e partisë në juglindje, ajo thotë se ka kontribuuar për disa vite, madje edhe si kryetare dege, por tani "është fundosur" sepse nuk është servile e drejtuesve.
Fiori Ndini u është bashkuar prej ditësh të rinjve dhe qytetarëve të tjerë të Korçës e Maliqit, të cilët kanë dalë në protestë, nisur nga tubimet që po zhvillohen në Tiranë, dhe kërkon që qytetarët pa dallim të ngrihen për më shumë shërbime.
Pak ditë më parë, punonjësja e Bashkisë së Maliq ka ndarë në rrjetet sociale pamje të kryeministrit Edi Rama dhe aktivitetit që socialistët zhvilluan në juglindje për 35 vjetorin e Partisë Socialiste.
Ndërkohë, sot, ajo u bashkohet protestave qytetare duke kërkuar ndryshim. "Partia, jo më rriti, por më fundosi sepse meritat i morën drejtorët dhe njerëzit janë servila dhe spiuna", u shpreh ndër të tjera Fiori Ndini.
