Hapësire reklamuese

Politikë

“Rama në burg, Berisha në burg”, “himni” i protestës zhvendoset para Kuvendit, ish-kryeministri nuk shkon fare në Parlament

Shkruar nga Newsbomb
“Rama në burg, Berisha në burg”, “himni” i
Pamje nga Kuvendi vendi i Berishes bosh-Qytetaret jashte protestes

“Rama burg”, “Berisha burg”,Rama, jep dorëheqjen” ishin thirrjet që u dëgjuan sot përpara ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa deputetët vijonin punimet në sallën plenare, dhjetëra qytetarë u mblodhën jashtë godinës, duke vazhduar protestën e tyre, e cila ka hyrë tashmë në ditën e 31-të.

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, protestuesit u mblodhën përpara Kuvendit, duke iu përgjigjur thirrjes së organizatorëve dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Teksa protesta vijon jashtë ambienteve të Kuvendit, qytetarët nuk kërkojnë vetëm largimin e Edi Ramës, por edhe dorëheqjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sakaq, ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme parlamentare.

Lideri i së djathtës ndodhet jashtë vendit, në Vjenë ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Megjithëse Berisha ka deklaruar vazhdimisht se respekton kërkesat e protestuesve, një pjesë e tyre kërkon edhe dorëheqjen e tij. Sipas kreut të Partisë Demokratike, këto thirrje vijnë nga persona të lidhur me opozitën e opozitës, por edhe nga mbështetës të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Socialiste mbërritën në Kuvend rreth 30 minuta përpara nisjes së seancës, me qëllim shmangien e përplasjeve me protestuesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese