Hapësire reklamuese

Politikë

Rama vizitë në bazë! Finalizohet marrëveshja me kompaninë italiane, Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake në Pashaliman

Shkruar nga Newsbomb
Rama vizitë në bazë! Finalizohet marrëveshja me
Ilustrim: Kryeministri Edi Rama dhe baza e Pashalimanit

Kryeministri Rama është duke zhvilluar një vizitë këtë të martë në jug të vendit. Mësohet se kryeministri, ndalesën e parë e ka bërë në Orikum, ku në bazën e Pashalimanit.

Raportohet se Rama ka firmosur marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe një firme italiane, që do të prodhojë në bazën e Pashalimanit anije ushtarake.

Marrëveshja është firmorusr ndërmjet shoqërisë shqiptare KAYO sh.a. dhe gjigantit italian të ndërtimit të anijeve Fincantieri. Sipas kësaj kontrate, Shqipëria do të prodhojë në Pashaliman mjete lundruese, fillimisht për nevojat e Forcave të Armatosura, ndërsa më pas për eksport në tregjet ndërkombëtare.

Pas firmosejes së marrëveshjes në shtator pritet që të fillojnë punimet që do të të ndryshojë në total baza e Pashalimanit.

Në bazën ushtarake, do të realizohen një sërë investimesh në infrastrukturë, duke e kthyer këtë në një vend prodhimi të anijeve luftarake për brenda dhe jashtë vendit. Një marrëveshje e rëndësishme që pritet të hapë 400 vende të reja pune.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese