Teksa në Kuvend po mbahen seanca plenare, një grup protestuesish janë mbledhur në hyrje të këtij institucioni.
Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Ju erdhi fundi” dhe “Opozitë e shitur”, protestuesit kanë qëlluar me vezë në drejtim të makinave të deputetëve të Kuvendit dhe ministrave.
Por duket se mes protestuesit ka ndasi në mënyrën sesi duhet të operojnë, pasi ka pasur disa çaste tensioni mes tyre. Por pas ndërhyrjes së protestuesit e tjerë, situata mes tyre është qetësuar.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën para Parlamentit, ndërsa protestuesit kanë afruar aty edhe një kosh mbeturinash ku kanë shkruar edhe emrat e deputetëve mbi të.
Ndërsa protesta para Kuvendit pritet që vijojnë edhe në orët në vijim.
