Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Përplasja mes qytetarëve në protestë, gruaja e pëson me ujë në kokë: Çfarë bëni, jam edukatore

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Përplasja mes qytetarëve në protestë, gruaja e
Pamje nga momenti i përplasjes

Në protestën e 31-të të mbajtur ditën e sotme para Kryeministrisë, situata u tensionua papritmas mes dy qytetarëve, ku një i ri u pa duke i hedhur lëng mbi kokë një gruaje të pranishme në protestë.

Ashtu siç raportoi dhe pak më parë newsbomb.al, incidenti ndodhi papritmas, ku një i ri i hodhi lëng mbi kokë një qytetareje e cila dëgjohet duke thënë se është edukatore.

“Çfarë bën? Të të vijë turp. Jam gazetare në Athinë, jam edukatore” dëgjohet duke thënë qytetarja të cilës iu derdh mbi kokë një lëng.  

Në lidhje me situatën e ndodhur gjatë protestimit të sotëm, ku gruaja u lag me lëng nga protestuesi, ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla.

Balla publikoi momentin e përplasjes mes qytetarëve, ndërsa veprimin ndaj grave të ardhura nga diaspora e cilësoi si të turpshëm.

“Nga mediat po raportohet një akt i turpshëm dhune i padronëve të protestës ndaj dy grave/nënave të ardhura nga diaspora. TURP!” shkruan Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese