Gazetari dhe shkrimtari shqiptar Ben Blushi, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi zgjedhjet, por do t’i duhet tashmë një koalicione më një parti tjetër për të formuar qeverinë.
Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se Kurti kishte qeverinë dhe kërkoi që të merrte edhe presidencën dhe më pas i humbi.
Sipas Blushit, kjo është një gafë e kryeministrit në detyrë të Kosovës dhe që kriza politika do të vazhdojë në shtetin më të ri të Ballkanit dhe Europës.
Kujtojmë se dy vite më parë, LVV nuk arriti të formojë qeverinë për më shumë se 9 muaj dhe vendi iu drejtua sërish kutive të votimit në muajin nëntor.
Postimi i Blushit:
Albini kishte qeverinë,kërkoi Presidentin, i humbi të dyja.
Cfarë gafe.
Kriza vazhdon
Sa keq për Kosovën.
