Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri tani janë numëruar rreth 67% të votave.
Procesi gjatë ditës u raportua i qetë, përveç disa rasteve të cilat policia i procedoi për shkak të dëmtimit të fletëve të votimit. Paraprakisht sipas të dhënave të KQZ kuptohet se komunat e Veriut dhe ajo e Prishtinës kanë patur pjesëmarrjen më të lartë.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 42.78%, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.92%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.95% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.76%. Në një tjetër raportim, AAK figuron me 8.31% të votave.
Procesi i numërimit vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas përfundimit të plotë të numërimit dhe përfshirjes së votave të diasporës.
Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar duke thënë se qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë kulturë demokratike dhe përgjegjësi në këtë proces zgjedhor.
Këto janë vetëm rezultatet paraprake, ndaj mbetet të shihet se si do të ndryshojnë shifrat me përfundimin e numërimit.



