Hapësire reklamuese

Aktualitet

Albiano Kreçi humbi jetën tragjikisht pasi u përplas me skafin e policisë! “Kufitarja” bllokon 8 mjete ujore në Ksamil, dyshohet të kenë fuqi më të madhe motorike se norma

Shkruar nga Newsbomb
Albiano Kreçi humbi jetën tragjikisht pasi u përplas me skafin
Foto ilustruese

Policia Kufitare ka bllokuar me qëllim verifikimin 8 mjete ujore në Ksamil, për shkak ato dyshohet të kenë fuqi mototrike më të madhe se norma e lejuar. Prandaj, çdo mjet që do të verifikohet nga Policia Kufitare dhe nëse konstatohet shkelje do të merren masa ndaj poseduesve të tyre.

Verifikimet pritet të jenë ato që do të përcaktojnë nëse mjetet e bllokuara plotësojnë kriteret teknike dhe ligjore për qarkullimin në det.

Ky aksion vjen pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në ksamil ku Albiano Kreçi, vetëm 22-vjeç, humbi jetën pas një aksidenti. Ai ishte duke lundruar me një mjet tip “jet car”, ne momentin kur dyshohet se u përplas me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës e cila ndodhej në shërbim dhe monitorim të hapësirës detare, rreth 400 metra larg bregut.

Fatkeqësisht kjo përplasje rezultoi të ishte fatale për të riun. Ishin efektivët e policisë dhe personat e tjerë që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes ata të cilët ndërhynë për të nxjerrë 22-vjeçarin nga deti.

Menjëherë ai u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese