Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kemi probleme me identifikimin e burimit të parave", Karamuço për aksionin e SPAK: Vlera e drogës është shumë më e madhe se ajo që është sekuestruar

Shkruar nga Newsbomb
Kemi probleme me identifikimin e burimit të parave", Karamuço
Ervin Karamuço

I ftuar në Euronews Albania, Ervin Karamuço foli mbi pasurimin e paligjshëm dhe sekuestrimet e SPAK. Ai theksoi se problemi kryesor mbetet identifikimi i burimit të parave që në fillim, mënyra si investohen dhe mungesa e një kuadri të plotë ligjor. Për këtë arsye është kërkuar me insistim që pasurimi i paligjshëm të përfshihet si vepër penale në Kod Penal.

Karamuço tha se bazuar në sekuestrimet e SPAK nuk bëhet fjalë për një grup kriminal të zakonshëm, por për një organizatë me ndikim të madh në ekonominë shqiptare. Ai shpjegoi se procesi është në fazën e parë, fillimisht sekuestrimi, më pas verifikimi i burimit të të ardhurave, gjë që shpesh është e vështirë të ndahet mes kapitalit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm.

"Ne kemi ende kemi probleme me identifikimin e burimit të parave që në fillim, mënyrën se si investohen, lejet e ndërtimit dhe burimin e të ardhurave. Për këtë arsye është kërkuar me ngulm që pasurimi i paligjshëm të jetë vepër penale në Kodin Penal.

Nuk duhet të presim që Holanda të na thotë se kemi një grup që ka pastruar para që në vitin 2020. Ne, sapo shohim dikë që ndërton, duhet menjëherë ta pyesim, ku i ke paratë? Trego burimin e të ardhurave. Kështu parandalojmë dhe krijojmë një klimë jo inkurajuese për investime të paligjshme.

Ky Kod Penal është vonuar, por mund të zgjidhë një pjesë të problemeve. Tani jemi në një fakt të kryer, sepse disa objekte tashmë janë ndërtuar dhe vënë në punë.

SPAK ka deklaruar se janë sekuestruar 50 ton kokainë dhe 150 milion euro pasuri. Nuk është thjesht një grup kriminal i zakonshëm, por një organizatë që ka ndikuar realisht në ekonominë shqiptare. Vlera e drogës është shumë më e madhe se ajo që rezulton nga sekuestrimet në hipotekë apo kadastra.

Procesi është në fazën e parë, sekuestron pasuritë dhe më pas verifikon burimin e të ardhurave. Shumë herë është e vështirë të dallosh se ku fillon burimi i paligjshëm dhe ku është burimi i ligjshëm i fituar ndër vite. Kjo është sfida kryesore e institucioneve.", tha Karamuço

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese