Hapësire reklamuese

Aktualitet

Karamele me kanabis, Hita LETËR Ministrisë së Arsimit: KUJDES, fëmijët mund t’i konsumojnë aksidentalisht, informoni prindërit dhe mësuesit

Shkruar nga Newsbomb
Karamele me kanabis, Hita LETËR Ministrisë së Arsimit: KUJDES,
Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një formë të shpërndarjes së lëndëve narkotike ku substancat me përmbajtje të lartë të THC-së, i cili është përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit, janë duke u paraqitur në formën e produktëve ushqimore të njohura si “Edibles”.

Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Skënder Hita, i ka drejtuar një shkresë Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro, përmes së cilës ka bërë me dije se janë identifikuar nga “Njësia e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm për substancat psikoaktive”, raste të përpunimit të kanabisit në formë xheli dhe karamelesh, të ngjashme me produktet që konsumohen nga fëmijët.

Policia ka theksuar se ngjashmëria e tyre me karamelet, e bën të vështirë identifikimin vizual dhe rrit rrezikun e konsumit aksidental, nga të miturit.

Përqëndrimi i këtij elementi, pra THC-së në këto produkte mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, duke përfshirë efekte anësore akute,  çrregullime neurologjike dhe reaksione të rënda psikoaktive, sidomos tek fëmijët dhe grupet më të ndjeshme.

Pranadaj, Policia e Shtetit i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit, të rrisë ndërgjegjësimin në institucionet arsimore, në nivel qendror dhe vendor, duke dhënë informacion për stafet pedagogjike, prindërit dhe nxënësit në lidhje me rrezikun e mundshëm nga këto produkte.

Karamele me kanabis, Hita LETËR Ministrisë së Arsimit: KUJDES,
Letra e derguar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese