Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndarja nga jeta e mjekut Edi Tushe, ish-ministrja e trishtuar: U kujdese me përkushtim për dy fëmijët e mi, do u mungosh qindra prindërve që gjenin tek ti siguri

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga jeta e mjekut Edi Tushe, ish-ministrja e trishtuar: U kujdese me
Ilustrim: Edi Tushe dhe Klajda Gjosha

Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit në Qeverinë Rama, ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut pediatër Edi Tushe. Ajo shkruan se ende nuk e beson që ai është ndarë nga jeta, për mjekun dhe mbi të gjitha njeriun që përfaqësonte.

"Nuk u besova syve sot kur lexova lajmin për ikjen tënde nga kjo jetë. Trishtimi është i madh, jo vetëm sepse ishe mjeku që u kujdese me aq përkushtim për dy fëmijët e mi, por edhe sepse njerëz të mëdhenj e të mençur si ti vlerësohen kaq pak në këtë vend", shkruan ajo.

Të afërmit dhe miqtë njoftuan në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, se mjeku Edi Tushe kishte mbyllur sytë papritur, përgjithmonë. Klajda Gjosha shkruan se mjeku do ju mungojë shumë qindra prindërve që gjenin tek ai qetësinë dhe profesionalizmin e një mjeku.

"Ende i kam të gjalla në kujtesë ditët kur trokisja në derën tënde me Luisin e sëmurë dhe ti, me qetësinë që të karakterizonte, më thoje: “Nuk ka asgjë Luisi, je ti ajo që duhet të qetësohesh!”

Ishe mjeku që shëronte edhe me fjalë. Ishe mjeku që nuk përdori kurrë pa kriter antibiotikët te fëmijët, në një kohë kur shpesh jepen më lehtë se paracetamoli. Ishe mjeku që nuk reshti kurrë së studiuari, kërkuari dhe ndjekuri zhvillimet më të fundit shkencore.

Por mbi të gjitha, ishe një njeri i mirë. Një mjek i rrallë, që do t’i mungojë jo vetëm mjekësisë shqiptare, por edhe qindra prindërve që gjetën te ti siguri, profesionalizëm dhe zemërgjerësi. Mirupafshim, Doktor. Faleminderit për gjithçka. U prehsh i qetë në paqe", përmbyll ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese