Hapësire reklamuese

Aktualitet

Marjana Koçeku injoron tefelonatat e socialistëve dhe thumbon haptazi, aktorja Rita Gjeka “i heq kapelen” për kokëfortësinë: Trimëreshë! I kam rënë në të... (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Marjana Koçeku injoron tefelonatat e socialistëve dhe thumbon
Foto ilustruese: Rita Gjeka e Marjana Koceku

Aktorja mjaft e njohur shqiptare Rita Gjeka ka dalë haptazi në mbështetje të deputetes Marjana Koçeku, pas largimit të saj nga Partia Socialiste dhe debatit të shkaktuar ditët e fundit për mandatin e politikanes.

Në një reagim të bërë së fundmi në rrjet, aktorja ka dhënë një mesazh të qartë për Noemalsoren, për të cilën shkruan se që nga momenti që e ka njohur Marjana i ka krijuar asaj përshtypjen e një trimëreshe. Sot e kësaj dite e madha Rita Gjeka mban të njëjtin mendim për Marjanën.

“Mos e shit Martinen se ta vorfnon krahin. Kjo asht keshilla jeme per te tane protestuesit e sidomos per Marjanen - te cilen qe kur e kam njofte me asht duke trimneshe. Me vjen mire qe i kam ra n’te” shkroi Gjeka në reagimin e bërë ndaj Marjan Koçekut.

Reagimi i aktores vjen në një moment të ndjeshëm, pas vendimit të Koçekut për t’u larguar nga Partia Socialiste por me këmbënguljen për të vijuar aktivitetin e saj politik jashtë saj, duke shkaktuar reagime të shumta në politikë.

Largimi i saj ka sjellë një valë reagimesh, duke ndarë opinionin publik në dy pjesë. Një pjesë e qytetarëve e kanë duartrokitur vendimin e deputetes, ndërsa të tjerë i kanë kërkuar të dorëzojë mandatin e marrë nën siglën e Partisë Socialiste.

Mes zërave kritikë kas qenë edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i cili në një reagim të bërë vetëm së fundmi thoshte ndër të tjera: “Heqja dorë nga mandati i marrë falë votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku”.

Ndërkohë mësohet se vendimi i deputetes nuk i është komunikuar ende zyrtarisht kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se disa prej kolegëve socialistë kanë tentuar të lidhen me Koçekun pas njoftimit të saj, mirëpo nuk kanë arritur të komunikojnë me të.

Sipas të njëjtave burime, telefoni i deputetes ka qenë i fikur gjatë gjithë kësaj kohe, duke e bërë të pamundur komunikimin me të. E në një kohë kur socialistët s’po munden të komunikojnë me të, Koçeku vetëm një orë më parë vendosi që të reagojë sërish në rrjetet sociale.

Kësaj here ajo publikoi një flamingo, simbol i protestës qytetarë që prej dy javësh ka mbledhur mijëra qytetarë në kryeqytet, por jo vetëm. Ky postim i bërë nga Koçeku është interpretuar si një mesazh i qartë se deputetja jo vetëm që mbështet protestës, por edhe se po rreshtohet publikisht në krah të saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese