Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministri Hoxha takim me Ministrin për Çështjet Evropiane të Gjermanisë, në fokus të bisedës anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Hoxha takim me Ministrin për Çështjet Evropiane
Hoxha, Krichbaum

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Luksemburg u takua me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Gjermanisë, Günter Krichbaum.

Në bisedë u trajtua procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe dinamika e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Hoxha theksoi se momenti i ri i krijuar pas hapave të fundit të zgjerimit sjell mundësi të reja për vendet kandidate.

Të dy ministrat u pajtuan se ky proces duhet të mbetet i besueshëm, i bazuar në meritë dhe i shoqëruar me hapa konkretë që afrojnë gradualisht vendet drejt integrimit.

Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë drejt Unionit, duke e cilësuar si të palëkundur dhe vendimtare për ecurinë e reformave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese