
Është duke u mbajtur ditën e sotme protesta e 17-të e të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo”, i cili kundërshton ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe opozitës. Të pranishëm kanë qenë artisti dhe kantautori Robert Aliaj Dragot dhe vajza e tij Gala.
Aliaj ka bërë akuza të forta kundrejtë gjithë qeverisë, dhe ka kujtuar që ai dhe e bija kanë ngritur zërin edhe në vitin 2018-të gjatë protestës së studentëve.
Robert Aliaj: “Unë me Galën kemi qenë edhe për protestën e studentëve në 2018-ën, ne nuk ia dolëm me studentët sepse na i shkatërruan, na i shkatërruan me infiltrimet nga të gjitha anët , sot historia po përsëritet.
Kjo gjë nuk duhet të përsëritet dhe duhet të mbarojë këtu. Unë dua t’i bëj thirrje të gjitha institucioneve publike apo private në vecanti ato publike që kanë përgjegjësi për detyrën që jabnë që bnga universitetet, academia dhe të gjitha me rradhë duhet të vijnë këtu të shprehen.
Ajo që tha Gala pak më parë që një qeveri që nuk mbështet interesat e brezit tuaj është armiku juaj, është shumë e vërtetë. Ne nuk mund të krijojmë arrogancën, sikur ky vend i përket një padroni dhe do bëhet si thotë ai, ne nuk mund të tolerojmë një lider i cili flet në emërm të cdolloj përfaqësuesi të shtetit të vet. Këtu nuk ka ministra , këtu ka një burrë që flet për të gjithë dhe kjo nuk është demokraci.
Unë i bëj thirrje edhe këtyre përfaqësuesve të shtetit që janë njerëz të zgjedhur nga ju, këtyre ministrave që nuk kanë, mos ta them këllqe, nuk kanë b*le të dalin edhe të mbrojnë jo vetëm detyrën dhe përgjegjësinë që kanë marrë po vendin dhe dinjitetin personal se po të isha unë ministër nuk do hante m*t një kryeministër të fliste në vendin tim, sepse ky është një precedent shumë i keq për partisë Socialiste në rradhë të parë.”
