Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

15-vjeçari pësoi infarkt dhe vdiq në pishinë, arrestohet pronari i kompleksit (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
15-vjeçari pësoi infarkt dhe vdiq në pishinë, arrestohet
Pishina "Glow", ku humbi jetën 15-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë pronarin e kompleksit me pishina “GloW”, Ermal Koko, pas ngjarjes tragjike të ndodhur një ditë më parë, ku humbi jetën një 15-vjeçar.

Bëhet fjalë për minorenin A.Peçi, i cili raportohet se mund të ketë ndërruar jetë pasi ra në kontakt me ujin e ftohtë dhe pësoi infarkt.

Sipas njoftimit të policisë, Koko akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë, Prokuroria ka nisur verifikimet për të përcaktuar nëse subjekti kishte përmbushur standardet e sigurisë dhe kishte marrë masat e nevojshme për ndërhyrje në raste emergjente.

Ermal Koko është bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko. Hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese